Radio Tirana Klasik, pjesë e Radio Televizionit Shqiptar, është e para dhe e vetmja radio në historinë e radios shqiptare kushtuar vetëm muzikës klasike. Në frekuencën 101.2 FM në Tiranë, ajo sjell vepra shqiptare e botërore nga fondi i pasur i fonotekës së RTSH-së — nga simfonitë e mëdha te ariet e operës — për një publik dëgjuesish të zgjedhur.