Radio Ngjallja është radioja e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, me seli në Tiranë, ku transmeton në 88.5 FM. Programi i saj përcjell predikimet e Kryepiskopit Anastas, shërbesat dhe muzikën kishtare, ndërsa që nga viti 2022 sinjali është shtrirë edhe në zonën e Pogradecit dhe Përrenjasit, në frekuencën 90.6 FM.