Radio Logos është shërbesa radiofonike e Asamblesë Biblike në Pogradec, e nisur në vitin 2006 për të përhapur Fjalën e Perëndisë. Ajo dëgjohet në 94.2 FM në Pogradec, në 100.3 FM në Librazhd dhe në 103.5 FM në Korçë, si dhe kudo përmes internetit. Programi 24-orësh përfshin mësime biblike, emisione për fëmijë e të rritur dhe muzikë të krishterë që sjell inkurajim e freskim shpirtëror.