Club FM është radioja kombëtare private që nga shkurti i vitit 1998 mban ritmin e Tiranës në frekuencën 100.4 FM. E nisur me muzikë «gold», ajo kaloi shpejt në formatin pop dhe sot transmeton hitet më të reja, ndërsa nga viti 2018 mban licencë kombëtare me mbulim në të gjithë Shqipërinë. Emisione si «Klubi i Mëngjesit» dhe «Rikoshet» janë bërë pjesë e përditshmërisë së dëgjuesve, e që nga viti 2022 studiot ndodhen te Vila Club FM në rrugën Rexhep Jella.